Ruset godasin kullën televizive ukrainase, synojnë edhe ndërtesat administrative

Mediat ukrainase raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne, në perëndim të Kievit, është dëmtuar si rezultat i një sulmi me raketa ruse.
Sipas mediave, kreu i administratës rajonale të Rivne, Vitaliy Koval, tha se kulla ishte dëmtuar nga një sulm ajror rus.
Koval tha se shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje dhe detajet janë ende duke u sqaruar.
Nuk ka ende informacione për viktimat dhe të plagosurit.
Agjencia UNIAN ka thënë se në fshatin Stavische, në rajonin e Zhytomyr, një sulm me raketa synoi ndërtesa administrative.
Sipas UNIAN, katër persona u plagosën dhe shtatë ndërtesa u shkatërruan në këtë sulm.
Në anën tjetër, sirenat e sulmeve ajrore janë duke u dëgjuar në shumë rajone të vendit, si në Lviv, Transcarpathia, Kharkiv dhe Odesa.