75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Vjehrri dhe kunati rrahin nusën në Podujevë

Dy persona janë arrestuar paraditën e djeshme në Podujevë, pasi dyshohet të kenë ushtruar dhunë ndaj nusës së tyre.

Të dyshuarit janë babë e bir.

Sipas viktimës, vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Policia njofton se viktima, bashkë me dy fëmijët e saj, është dërguar në strehimore.

Ndërkaq, të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.