75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Operacioni “Pika” i IPK-së zgjerohet edhe në Prizren, cak policia kufitare

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika”, të cilin po e përcjell nga afër IndeksOnline, është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë.

Policët dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë./IndeksOnline/