75 Mall Live Search
19:00 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Pjestarët e IPK-së tregohen tolerant, ua dhezin nga një cigare policëve të arrestuar

Qysh në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren është zhvilluar operacioni “Pika”, ku u arrestuan 40 zyrtarë policor me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

Njëri nga policët e arrestuar i ka kërkuar një zyrtari të IPK-së të merrte pakon me cigare në xhepin e tij.

Kërkesa e tij ka hasur në mirëkuptim, ku më pas edhe të tjerët, zyrtarë policor me pranga e zyrtarë të IPK-së iu bashkangjitën me nga një cigare.

Ky veprim ka rënë në syrin e fotoreporterit të Indeksonline.

Realizimi i operacionit “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës./Indeksonline/