Sejdiu: Transporti publik falas, e vetmja zgjidhje për Prishtinën

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Komuna e Prishtinës përcaktoi tarifat e reja edhe për auto-taksitë.
Ai u shpreh se transporti publik është e vetmja zgjidhje për Prishtinën.
Sejdiu këtë reagim e bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
Ndryshe, përcaktimi i kësaj tarife të re, ka ardhur pas rritjes së çmimit të derivateve.