75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Higuain tregon se kë e provokoi me gjestin e tij pas golit ndaj Napolit

Gonzalo Higuain ka treguar se kujt ia ka dedikuar festimin provokativ të golit të shënuar mbrëmë ndaj Napolit.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se me gjestin e tij ai ka kërkuar në stadium ish presidentin e skuadrës së tij, De Laurentis.

“Kam kaluar tre vite të bukura te Napoli. Kur u largova De Laurentij më quajti tradhtar dhe mosmirënjohës. Mbrëmë e kërkova atë në stadium pas golit të shënuar, por me siguri ishte i fshehur diku” ka thënë Higuain./Indeksonline/