Gjermania gjen Van Dijkun e mbrojtjes, është një kosovar që po i mahnitë të gjithë

Viteve të fundit Gjermania ka vuajtur për qendërmbrojtësa të niveleve të larta. Por, akademia e Shtutgartit duket se po nxjerr një emër tejet premtues për futbollin gjerman.
Bëhet fjalë për kosovarin 16 vjeçar, Nuredin Rexhepi. Qendërmbrojtësi i akademisë së Shtutgartit po shkëlqen te akademia e skuadrës së madhe gjermane.

Përveç fizikut të jashtëzakonshëm, Rexhepi shquhet edhe për gola maestral. Në stilin e Van Dijk, 16 vjeçari shpeshherë shënon nga distanca, por edhe nga ndërprerjet.
Rexhepi është reprezentues i Gjermanisë për grupmoshat U16 dhe po llogaritet si Van Dijk i ri në futbollin gjerman.
Skuadra të mëdha janë të interesuara për të, por që kosovari është aktualisht i përqëndruar te skuadra aktuale./Indeksonline/