75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Kusari-Lila: E padrejtë të akuzohet kjo qeveri për rritjen e çmimeve

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendit u shpreh se është e pashmangshme që kriza aktuale në botë të mos ketë efektin e saj edhe në Kosovë.

Por siç thotë ajo, për këtë nuk duhet t’i drejtohet gishti qeverisë aktuale.

Debati po synon të imponojë mendimin që qeveria nuk po reagon ndaj ngjarjeve në vend. Shembull është aksioni i djeshëm i inspektoratit policor. Fakti që konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm as Policia e Kosovës, tregon për nivelin aktual ndaj rendit dhe ligjit për të cilën është e angazhuar kjo Qeveri. Ju sot natyrisht se e bëni këtë debat për përfitim politik. Nga fillimi i pandemisë pakot e rimëkëmbjes u janë ndarë qytetarëve në nevojë. Në qershor të vitit 2021 ishte 420 milionë euro. Në fund të shkurtit qeveria ka ndarë mjete shtesë për programin e rezervave shtetërore. Qeveria ka ndalë edhe për 5 masa të ringjalljes ekonomike për t’i mbështetur ata që kanë humbur në punë atë”, ka thënë Kusari-Lila./Indeksonline/