75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Rritja e çmimeve, Krasniqi: Qeveria veç spektator

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë për rritjen e çmimeve.

Ai thotë se ata vetëm po qëndrojnë vetëm si spektator prandaj qytetarët nuk kanë besim tek ta.

“E kemi të qartë se kriza është edhe pasojë e luftës në Ukrainë, por ju do duhej ta kishit kuptu situatën mëherët. Njerëzit janë kureshtar me ditë cka po bani, për me marrë veprime në rast të përkeqësimit të situatës.

Ju kryeministër, krejt si qeveri keni nejt si spektator, prandaj qytetarët nuk kanë besim në afësinë e kësaj qeverie.

Nëse ju mendoni se cka po flasmi sot është betejë politike e keni gabim. Ne po flasim për një betejë shtetërore“, tha Krasniqi./Indeksonline/