Aksioni “Brezovica 3”, prokurori jep detaje

Në mëngjesin e sotëm kanë filluar bastisjet për rastin “Brezovica3”, aksion ky që është vazhdim i aksionit të 3 marsit.
Prokurori i çështjes, Rasim Maloku tregoi se aktualisht janë duke u bërë kontrolle në shtatë lokacione.
Të shtatë lokacionet janë në rrethinën e Shtërpcës.
Me këtë rast, ky është aksioni i tretë që po mbahet. Fillimisht aksioni i parë në rastin “Brezovica” kishte ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar e ku ishin arrestuar dhjetëra persona, ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.
Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se përfitoi deri në një milion euro për lejet e lëshuar kundërligjshëm për ndërtim të objekteve në Brezovicë.
Kujtojëm që në aksioni “Brezovica 3”, ishin bastisur 12 lokacione dhe ishin arrestuar shtatë persona, prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronat të kompanive ndërtimore.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit si dhe ushtrim të ndikimit.
Bastisjet kanë ndodhur në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan. Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhej në komunikatë.