Prishtina e eliminon liderin e Superligës, kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës

Prishtina është gjysëmfinalistja e tretë e Kupës së Kosovës.
Skuadra kryeqytetase e ka eliminuar liderin e Superligës, Ballkanin pas 120 minutash lojë. 90 minutat e ndeshjes përfunduar në barazim 1 me 1.
Zyba dhe Thaçi realizuan golat për dy skuadrat. Golin e kualifikimit e ka realizuar Besnik Krasniqi në minutën e 96 të vazhdimeve.
Llapi, Drita dhe Prishtina janë tri gjysëmfinalistet e para të Kupës së Kosovës./Indeksonline/