Presidentja Osmani shfaqet disa herë me veshjen e njëjtë

Ekziston një rregull i pashkruar që thotë se njerëzit publik nuk duhet të veshin dy herë rrobat e njëjta – konsiderohet si sjellje e keqe.
Por, ka njerëz të cilët e kanë injoruar këtë ‘rregull’ dhe nuk e kanë problem të shfaqen me veshjen e njëjtë më shumë se një herë, shkruan Indeksonline.
Njëra nga ato është presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Duke hulumtuar në profilin e saj në ‘Facebook’, shihet se ajo ka marrë pjesë në disa ceremoni që janë mbajtur në data të ndryshme, por që u shfaq me veshjen e njëjtë.
Një palë komplete ngjyrë të zezë të kombinuara me një bluzë të bardhë, është veshja në të cilën presidentja ndihet më komode dhe i rri mjaftë bukur./Indeksonline/