75 Mall Live Search
21:41 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

“Zhgënjyese”, reagon shefi i BE-së pas mosmiratimit të Kodit Civil për martesat e gjinisë së njëjtë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar miratimin e Kodit Civil, i cili lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, raporton Indeksonline.

Ai thotë se mosmiratimi i Kodiv Civil është zhgënjyes.

Pas hapave premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, ka shkruar ai në Twitter.

Në sallë të Kuvendit ishin 77 deputetë, ku pro këtij kodi votuan 28, kundër votuan 29, ndërsa abstenuan katër deputetë./Indeksonline/