75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

​Tottenhami i rikthehet fitores në Premier Ligë

Tottenhami ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Brightonin me rezultat 2-0 në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29-të në kampionatin anglez.

Skuadra e trajnerit Antonio Conte u tregua bindëse me lojë ndaj rivalit të së mërkurës duke realizuar nga një gol në secilën pjesë, transmeton KosovaPress.

Ishte Romero ai që shënoi golin e parë në minutën e 37’ derisa asistues ishte Dejan Kulusevski, kurse në pjesën e dytë për 2-0 u përkujdes te realizonte Harry Kane në minutën e 57’ pas asistimit të Bentacour.

Kjo fitoren e çon Tottenhamin në kuotën e 48 pikëve dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë.