75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Rekordi fantastik i vendosur nga Tuchel pas fitores ndaj Lille

Chelsea ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat 2-1 në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës franceze Lille.

Edhe pse gjinden në një situatë të pa qartë financiare për shkak të shumë sanksioneve të vendosura, kjo skuadër, nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel po arrin rezultate të mahnitshme në Premier Ligë dhe në garat evropiane, transmeton KosovaPress.

Tuchel me këtë fitore ka arritur një rekord shumë të madh sa i përket ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, Thomas Tuchel ka fituar 32 nga 50 ndeshjet e tij në UEFA Champions League si trajner, duke barazuar Jupp Heynckes (32 fitore nga 47 ndeshje në total) si trajneri me më shumë fitore në 50 ndeshjet e tij të para në këtë kompeticion.