Zelensky: Çdo vit politikanët thonë “kurrë më”, tani e shoh që këto fjalë s’kanë vlerë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke folur aktualisht në Bundestagun gjerman.
Pasi mori duartrokitje në fillim të fjalimit të tij, Zelensky u ka kërkuar liderëve të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar agresionin e Rusisë.
Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton”, transmeton Indeksonline.
Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.
Zelensky po ashtu citoi frazën “Kurrë më”, të post Holokaustit.
“Çdo vit politikanët thonë kurrë më. Tani e shoh që këto fjalë nuk kanë vlerë. Në Evropë një popull po shkatërrohet”, tha ai teksa u foli ligjvënësve në Bundestag./Indeksonline/