75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Therja me thikë në Prishtinë, deklarohet Policia për rastin

Indeksonline pak më parë raportoi për një therje me thikë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast ku bën të ditur se është arrestuar një person.

I lënduari është dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor.

Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:

-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:

F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./Indeksonline/