Gjyqtarit kosovar i ndodhë e papritura në Gjermani, gjesti i tij meriton lëvdata!

Gjyqtari kosovar, Miftar Dragidella ka disa vite që jeton e vepron në Gjermani. Qytetari nga Klina është përballur me një rast të rrallë, por që kishte epilog për lëvdata.
Pasi kishte gjykuar një ndeshje në një nga kampionat gjermane, skuadrat dhe përgjegjësit e stadiumit kishin mbyllur objektin duke e ngujuar gjyqtarin kosovar pa dashje. Policia e ka inicuar rastin si vepër penale.
Por, Miftar Dragidella ka kërkuar që klubi të lirohet nga akuzat dhe nuk ka pranuar asnjë dëmshpërblim për këtë.
“Një rast i rrallë më ndodhi mua si gjyqtar i futbollit të dielën që shkoi, më 13.03.2022.
Pasi mbarova ndeshjen SC Riedberg – FC Speyer (U16 femrat) deri sa isha nën dush, ishte vonë, ora 19.30, të dy ekipet dhe të gjithë të tjerët kanë shkuar duke mbyllur objektin dhe unë duke mbetur i mbyllur brenda.
Thrras personat nga shoqata e gjyqtarëve dhe nga klubi por pa sukses. Thras policinë dhe ata e gjejnë personin nga klubi dhe pas 30 minutave vijnë dhe me lirojnë. Përfaqësuesi i klubit më kërkoi falje.
Sipas rregullave policia inicoi proceduren për VEPËR PENALE që ishte mbyllje e paautorizuar e personit. Sa arrij në shtëpi dhe hapi telefonin: Kërkimfaljet nga të gjitha anët (Shoqata e gjyqtarëve, klubi) permes mesazheve dhe emailave.
Dhe unë si gjithmonë i vendosur thrras kryetarin e gjyqtarëve të Frankfurtit dhe i them:
Mbyllja ime në objektin e klubit nuk ishte e qëllimshme dhe unë nuk dëshiroj të shkruaj raport plotësues që të kërkoj të dënohet klubi.
Edhe në gjykatë do të kërkoj që klubi të lirohet nga akuzat dhe nuk dua të përfitoj asgjë në kurriz të tjetrit.
Ai më përgëzon për vendimin tim dhe e njofton klubin.
Dhe pas kësaj sot postieri i bie ziles dhe më dorëzon këtë pako.
Përsëri KËRKIMFALJE permes kartes dhe dhurata për gjestin që e bëra, duke kuptuar gabimi dhe duke falur atë.
Kanë thënë: BURRAT FALIN!
Unë them: NJERËZIT FALIN!
Gabime bëjmë të gjithë, por a falim të gjithë?”, shkruan Dragidella në njoftim./Indeksonline/

