Peci thotë se Kosova mbështetët më së shumti fermerët në rajon

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova rendiet e para në rajon sa i përket mbështetjes financiare ndaj fermerëve në krahasim me vendet e rajonit.
Peci në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në Kosovë, gruri është subvencionuar 150 euro për hektarë ndërsa këtë vit do të subvencionet me 474 euro për hektarë apo 216% rritje të mbështetjes.
Postimi i plotë i Pecit:
📈 Kosova renditet e para në rajon sa i përket mbështetjes financiare ndaj fermerëve në krahasim me vendet e rajonit.
🌾Në Kosovë, gruri me vite është subvencionuar 150€ për hektarë ndërsa këtë vit do të subvencionohet me 474€ për hektarë apo 216% rritje të mbështetjes.
Bujku 🤝 Shteti
Afër prodhuesve vendorë! 🇽🇰