75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Ushtari ukrainas luan në violinë himnin kombëtar, për bashkëluftëtarët e tij!

Në mes të një krize gjithëpërfshirëse, ushtarët ukrainas mundohen të gjejnë motivin për të vazhduar luftën për vendin e tyre.

Si duket, edhe gjërat më të vogla i bëjnë ata të lumtur.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një kamp ushtarak ukrainas, i cili vë në qendër të vëmendjes një ushtar që luan në violinë.

Duke luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, ushtari motivon bashkëluftëtarët e tij, të cilët e ndjekin atë me shumë ëndje.

Për më shumë, ndiqni videon: