75 Mall Live Search
23:51 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Kica kërkon hetim për mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të kandidatëve për drejtor të RTK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica, është shprehur e shqetësuar me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së.

Ajo kërkoi të bëhet një analizë dhe një hetim pasi njëri nga kandidatët ka  marrë poena të njejtë në të gjitha pyetjet nga tre anëtarë të ndryshëm të bordit.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të jashtëzakonshëm po i pranoj lajmet lidhur me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së.

Në linkun e mëposhtëm të RTK, pashë që njëri nga kandidatët ka marrë poena IDENTIK në të gjitha pyetjet nga tre anëtarë të ndryshëm të bordit. Kjo kërkon analizë dhe hetim sepse është ‘koincidencë’ e pazakontë.

Pa dashur ta paragjykoj asnjë kandidat dhe asnjë vlerësim, përshtypjet që i kam krijuar deri tani, fatkeqësisht nuk i reflektojnë pritshmëritë e mia profesionale nga ky proces.

No description available.