Zbardhen detaje nga biseda Erdogan-Putin, lideri rus ka katër kërkesa për përfundimin e luftës në Ukrainë!

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë katër kërkesa për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Kërkesa e parë e Putinit është që Ukraina mos të anëtarësohet në NATO. Kërkesë tjetër për nga Putin është që gjuha ruse të ruhet në Ukrainë.
Putini dëshiron që një pjesë e Ukrainës lindore t’i bashkohet Rusisë dhe Zelensky të pranojë se Krimea është territor rus.
Diktatori rus poashtu kërkon që Ukrainë të pranojë neutralitetin.
Një nga kërkesat e tij është edhe që Ukraina do të duhej t’i nënshtrohej një procesi çarmatimi për të siguruar që ajo të mos jetë një kërcënim për Rusinë./Indeksonline/