75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Liverpool merr një goditje për titull, lëndohet Arnold

Liverpooli ka marrë një goditje në ndjekjen e titullit në Premierligë. Ylli i skuadrës, Trent Alexander-Arnold ka pësuar lëndim.

Klopp ka konfirmuar se anglezi nuk është ftuar për ndeshjen e vikendit në FA Cup ndaj Nottingham.

Arnold është tërhequr edhe nga përfaqësuesja e Anglisë për dy ndeshjet e marsit.

“Do mungojë disa javë. Nuk e dimë saktë sa do të jetë jashtë fushave, por është çështje javësh” ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman ka konfirmuar se edhe Salah ka ndjerë dhimbje në këmbë pas ndeshjes me Arsenalin./Indeksonline/