‘Një shans paqes’, tifozët serbë ironizojnë ndërhyrjet ushtarake amerikane

Në ndeshjen e luajtur të enjten, e vlefshme për Europa League midisi ekipit serb te Crvena Zvezda dhe atij skocez te Glasgow Rangers, tifozët vendas ngritën pankarta si pjesë të koreografisë.
Aty u shfaqën datat e konflikteve të shekullit te fundit, sipas tyre, të nxitura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pankarta, ata radhitën luftërat dhe ndërhyrjet e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe atë ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999 dhe ndërhyrjen në Afganistan pas sulmeve te 11 shtatorit.
Pankartat u përcollën me mesazhin ironizues “t’i japim shans paqes”.
"All we're saying is give peace a chance."
— Pravda Report (@engpravda) March 18, 2022
Fans of the Serbian team "Crvena Zvezda" at the 1/4 Europa League match stretched a banner with a phrase from a John Lennon song.
Moreover, the fans listed on the banners the countries where the United States has invade #pravda #russia pic.twitter.com/eD8em5xtFv
Kjo është hera e dytë prej që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë që huliganët serbë, vendosin koreografi të tilla në skenë.
Që nga fillimi i pushtimit rus ne Ukrainë, nacionalistët serbë kanë organizuar protesta në përkrahje të Rusisë.
Serbia, aleate e njohur e Rusisë në rajon, është shteti i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe lejon ende fluturimet me këtë shtet.