75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 18 Mars 2022 / A. M.

Arrestohet një person i dyshuar për “Dhunë në familje” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”

Me datën 17 mars .2022 rreth orës 20:35 Policia në Prizren kishte pranuar  një informatë  se në rrugën “Betim Berisha”  ne Prizren personi N K mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1980), kishte ushtruar dhunë  ndaj bashkëshortes se tije, po asht e ka  demoluar shtëpinë duke shfaqur agresivitet te theksuar.

No photo description available.

 Reagimi  policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë  marr me rastin. Viktimës  i është afruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar. I dyshuari  ka treguar se posedon armë me leje përkatëse. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

No photo description available.

• Një Pistoletë

• Një Pushkë M 48

• 169 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm dhe

• Një karikator

No photo description available.

Në lidhje me këtë rast është  njoftuar  Prokurori shtetit , është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.

No photo description available.