75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministrja serbe e Drejtësisë, paralajmëron veprime ndaj Haradinajt, pasi heqjes nga lista e Interpol

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburović tha sot se është skandaloze që UNMIK-u merr përsipër rolin e shtetit duke kundërshtuar urdhër arrestet e lëshuara nga Republika e Serbisë kundër Ramush Haradinajt dhe 17 personave të tjerë, duke theksuar se vendimet autoriteteve gjyqësore serbe nuk mund askush ti shfuqizoj, madje as Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, transmeton Indeksonline.

Në përgjigje të vendimit të Komisionit për Kontrollin e Rasteve Ndërkombëtare në Lyon, që ka pranuar kundërshtimin e UNMIK-ut dhe vendosi që Interpoli nuk do të merret më me pretendimet e lartpërmendura të parashtruara nga Serbia, tha Kuburovic në një deklaratë për Tanjug-u, ku kujtoi se ato kanë qenë në fuqi që prej vitit 2004. /Indeksonline/