75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Ukraina: Rusia planifikon të transferojë njësi nga baza ushtarake në Armeni

Ukraina ka vazhduar sot ditën e 23-të të pushtimit nga forcat ruse.

Sipas shtetit ukrainas, Rusia është duke planifikuar të transferojë në vend disa njësi nga baza ushtarake ruse në Armeni.

Sipas infromacionit operativ të ditës së sotme thuhet gjithashtu se shumë ushtarë rusë kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë luftë, për shkak të gjendjes morale dhe psikologjike.

“Personeli i armikut është demoralizuar, dhe vetëvrasjet dhe vetëgjymtimet janë bërë më të shpeshta” thuhet në komunikatë.

Megjithatë, pushtuesit po vazhdojnë të godasin rezistencën e ukrainasve.

Ndonëse më herët u deklarua se Kievi është i mbrojtur nga sulmet ruse, sulmet që vijnë nga qielli, përkatësisht bombardimet, janë të pritura.