75 Mall Live Search
08:09 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Përparim Rama lëshon inspektorët në aksion, kontrollohet orari i punës për lokalet dhe ndalimi i zhurmave të vonshme!

Komuna e Prishtinës mbrëmë ka zhvilluar një aksion paralajmërues në lokalet e natës, duke kërkuar që të respektojnë orarin e punës dhe të ndërpresin aktivitetet e zhurmta.

“Komuna e Prishtinës duke mirëkuptuar shqetësimet e qytetarëve të Prishtinës, sonte zhvilloi aksionin “paralajmërues” me ç’rast nga lokalet e natës është kërkuar që të respektojnë orarin e punës dhe të ndërpresin çdo lloj aktiviteti që krijon zhurmë bezdisëse për qytetarët e Prishtinës!” thuhet në njoftim.

Komuna ka shërbyer lokalet edhe me vendimin zyrtar të saj, ku ndër të tjerash thuhet se zhurma e madhe e lokaleve është e paraparë të ndalet nga ora 22:00 deri në ora 07:00.

No photo description available.

Sipas vendimit, subjektet që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të ndëshkohen.