75 Mall Live Search
11:15 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Përfundon ndërtimi i mbi 600 apartamenteve për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

665 apartamente janë ndërtuar në lagjen e quajtur “Rilindja” në Shijak, apartamente këto të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të 2019-tës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë” ka shkruar Rama në Facebook.

Në komunën e Shijakut, pranë Durrësit, qindra familje mbeten të pastreha, pasi tërmeti u ndje në një shkallë shumë më të fortë atje.

Tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori jetën e 51 qytetarëve, shkatërroi dhjetëra godina në Durrës me rrethinë dhe Thumanë.