75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

Kanosi me sëpatë viktimën, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, pasi dyshohet të ketë kanosur me sëpatë një tjetër person.

Sipas viktimës, deri sa ka qenë në rrugë me veturë, i dyshuari e kishte kanosur atë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Policia raporton se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.