75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në Iran censurohet shorti i Botërorit, shkaku i veshjës së prezantueses ruse [Foto]

Stacioni televiziv shtetëror i Iranit, IRIB, e ka transmetuar me ndërprerje të vazhdueshme shortin e Kupës së Botës 2018, që u hodh të premten në pallatin e Kremlinit, në Moskë. Arsyeja? Veshja e prezantuese ruse, Maria Komandnaya, u konsiderua si e pa tolerueshme nga iranianët.

 

Në këto kushte “IRIB” ka transmetuar vetëm momentin kur po hapeshin goglat. Disa ditë më parë, mediet në vendin aziatik kishin parashikuar se transmetimi i drejtpërdrejtë do të varej nga veshja e Maria Komandnaya dhe ashtu ndodhi, në momentin që u vlerësua si e papërshtatshme.