Si u vranë Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala?

Njëri ndër themeluesit e UÇK-së, gjithashtu lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur që nga koha e ilegales e deri tek rasti i Kumanovës.
Mes tjerash Ahmeti ka folur edhe për vrasjen e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës.
Ai tha se të gjithë ishin në dijeni se me armët dhe municionet që kishin në dispozicion nuk do të mund ta fitonin luftën.
“Edhe ne e kemi ditë, edhe Rexhep Mala e ka ditë, edhe Nuhi Berisha e ka ditë, me ato armatime dhe municione që kemi disponu ne, lufta ka qenë e pabarabartë, rezistenca ka qenë e pabarabartë, nuk mund ta fitonim atë rezistencë karshi qindra njësive speciale përballë që i kemi pasë”, u shpreh Ahmeti në emisionin n’Demos.
Ish-lideri i BDI-së potencoi se porosia e fundit për ta ishte që të rezistojnë aq sa të munden, mirëpo një plumb ta ruajnë për vete, në mënyrë që të mos dorëzohen të gjallë për shkak sepse sipas tij pasojat do të ishin të mëdha.
“Unë nuk mendoj që Rexha dhe Nuhiu e kanë vra veten, por e kanë pru punën që në atë luftë të pabarabartë ata janë vra në përpjekje në rezistencë ballë për ballë me njësitë speciale”, deklaroi ai.