“E ardhmja në artin shqiptar”, me 31 mars konferencë e veçantë në Zvicër

Edona Llalloshi si zëdhënëse e platformës muzikore digjitale “Premier Songs”, do të marrë pjesë në një konferencë të veçantë në Zvicër, e cila është organizuar për karrierën e të gjithë artistëve dhe krijuesve.
“E ardhmja në artin shqiptar” titullohet konferenca ku përveç Llalloshit të pranishëm do të jenë edhe emra të tjerë të muzikës, kulturës, biznesit, artit dhe diasporës, shkruan Indeksonline.

Kjo konferencë ka për qëllim të paraqesë akomodimin e artistëve në trafikun e sotëm kaotik të komunikimit digjital.
Përveç prezantimit ku do të dëshmohen të arriturat e “Premier Songs”, do të jetë mundësi e veçantë për unifikimin e rrjetit të investitorëve artistik dhe krijuesve të profileve të ndryshëm siç janë shkrimtarët, kompozitorët, aktorët, regjisorët etj.
Edona këtë lajm të madh e dha duke publikuar një postim në Instagram duke cekur se kjo konferencë është për komunitetin artistik shqiptar, krijuesit e artit muzikor, librin digjital shqip si dhe këngë, vjersha e ninulla shqipe për fëmijë.
Ajo shtoi se diçka e mirë po vjen dhe se vetëm të bashkuar do të shkojmë larg.
Postimi i plotë:
“Diçka e mirë po vjen…☺️
Më 31.03.2022, në Zvicër organizohet Konferenca “E ARDHMJA NË ARTIN SHQIPTAR” si dhe “Libri digjital shqip”.
– Për komunitetin artistik shqiptar;
– Krijuesit e artit muzikor shqiptar;
– Këngë, vjersha e ninulla shqipe për fëmijë.
Të vetëm do të arrijmë shpejt!
Të bashkuar do të shkojmë larg!
@premiersongs” ./Indeksonline/