75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

Çfarë bën Luana kur i bie goma në mes të askundit? Atë që do bënte çdo çun

Luana Vjollca tregoi të dielën e saj, hiç të zakontë përmes Instagramit. Fundjavën e ka kaluar në Greqi, por e diela nuk i shkoi aq mirë sa e kish parashikuar, pasi goma e makinës me të cilën udhëtonte ju prish në mes të askundit (kështu thotë ajo të paktën).

Me video dhe ca foto, Luana duket që po e kalon me pozitivitet situatën, madje ka marrë përsipër edhe të rregullojë gomën, ndërsa mban me informacion për veten dhe gjendjen e saj mijëra ndjekës.

Herë ulur duke kërkuar zgjidhje, herë duke folur për situatën, Luana nuk zbulon kush e shoqëron, por duket qartë që nuk është e vetme. Mbase mund të jetë partneri i saj sekret, por këtë nuk mund ta dimë me bindje. Megjithatë moderatorja i qetësoi fansat duke ju treguar se është mirë.