Bajqinovci raporton nga Shqipëria, atje ku po mbahet mbledhja e dy Komisioneve

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka njoftuar se po qëndron në Shqipëri bashkë me Komisionin për Siguri e Mbrojtje.
Gjatë takimit me Komisionin për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.

“Me ftesë zyrtare, Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po qëndron në Republikën e Shqipërisë, aty u pritëm nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në krye me kryetarin e komisionit Siguri Kombëtare, z.Nasip Naço.
Gjatë takimit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kemi diskutuar për situatën e sigurisë në regjion pas agresionit rus në Ukrainë.
Do të punojmë së bashku që të largohen barrierat mes dy shteteve në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes” shkruan Bajqinovci në njoftim./Indeksonline/