Pranvera nis në Prishtinë me gjelbërim, Rama fillon mbjelljen 1.2 milionë luleve

Sot zyrtarisht është dita e parë e pranverë. Bashkë me stinën e bukur, kryeqyteti ka filluar të bëhet më i gjallë dhe më i gjelbërt. Në parkun e Dardanisë sot ka nisur mbjellja e 1.2 milionë luleve.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në planprogramin e tij ka qenë një nga pikat kryesore mjedisi i bukur dhe i pastërt.

Mbjellja e 1.2 milionë luleve në kryeqytet pritet të shtojë bukurinë e Prishtinës, ndërsa është apeluar për kujdes të shtuar në ruajtjen e gjelbërimit dhe ambientit./Indeksonline/
