FOTO/ Luksi i JLO, bëhet me shtëpi në vlerë prej 50 milionë dollarë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë hedhur një hap tutje për marrëdhënien e tyre, dhe është një hap i madh.
Ata janë duke shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë për një pronë prej 20.000 metra katrorë në zonën Bel-Air të Los Anxhelos, transmeton Indeksonline.

Shtëpia ka 10 dhoma gjumi dhe 17 banjo. Ka kuzhina të shumta, sallë teatri, palestër dhe sigurisht një pishinë mahnitëse.

Shtëpia gjendet në një vend privat, e rrethuar me pemë.

Burime të TMZ thonë se kjo punë nuk është përfunduar akoma. Shtëpia ka vlerë prej 65 milionë dollarësh, por që pronari ua zbriti çmimin.

Pronari i kësaj ‘parajse’ është Todd Lemkin, një miliarder Teksas./Indeksonline/



