Një muaj paraburgim për tre persona të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shmangie të tarifave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj tre të pandehurve.
F.Xh, H.H, dhe J.Gj dyshohet të kenë kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, si dhe veprën “Falsifikim i dokumenteve”.
Gjyqtarja e procedurës penale aprovoi këtë vendim në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ masa e arrestit shtëpiak iu është caktuar sipas neni 183 paragrafi 1 dhe 9 dhe neni 187 paragrafi 1.2.1 dhe 1.2.2.
Të pandehurit janë njoftuar nga gjykata se sipas nenit 183 paragrafi 5 të KPPRK, po që se e shkelin këtë Aktvendim, gjykata mund tua caktoj masën e paraburgimit” thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Palët kanë të drejt të ankohen për këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Kosovës.