75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Këpucët e Rugovës sot të gjithëve iu bien të ngushta!

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kujtuar Ish Presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Haziri thotë se këpucët e Rugovës sot të gjithëve iu bien të ngushta, raporton Indeksonline.

Postimi i tij plotë:

Sot është ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është LDK. Por, po e ripërsëris se këpucët e Ibrahim Rugovës sot të gjithëve iu bien të ngushta!/Indeksonline/