Zelensky: Të gatshëm për të mos u futur në NATO, në këmbim të armëpushimit

Presidenti ukrainas Zelenski është i gatshëm të diskutojë që Ukraina të mos kërkojë anëtarësim në NATO në këmbim të një armëpushimi me Rusinë.
Kjo nënkupton tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e vendit.
Në një intervistë televizive Zelenski theksoi se marrëveshja finale e paqes duhet të vlerësohet nga populli ukrainas.
“U kam thënë grupeve negociatore, që kur të diskutojnë për këto ndryshime që mund të jenë historike do të kalojmë në një referendum”, tha
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden përsërit shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike gjatë luftës
“Ai ka përdorur armë kimike në të kaluarën, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë cka do të vijë. Përballë frontit të bashkuar të NATO ai e di se do të ketë pasoja të rënda. Por ky shqetësim është real”, tha Biden.
Biden njoftoi se do të vizitojë Poloninë këtë fundjavë për një takim dypalësh me Presidentin Andrzej Duda.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe udhëheqësi holandez Mark Rutte diskutuan forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë – duke përfshirë një bllokadë të mundshme të të gjitha anijeve ruse në portet evropiane.