75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / AR

Zbulohet statusi i Ardian Bujupit, vajza kemi lajm të mirë për ju!

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka renë në qendër të vëmendjes duke u përfolur për një lidhje të mundshme me Jasmin Kadriun.

Kjo erdhi për shkak të imazheve e lëvizjeve provokuese që i kanë bërë gjatë xhirimit të klipit, “Tranova”, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në intervistën që realizoj së fundmi Jasmina la hapësirë për dyshime që dyshja mund të jenë në lidhje, ky fakt nuk është i vërtetë.

Për të gjitha vajzat që e duan dhe pëlqejnë këngëtarin, ne kemi një lajm të mirë.

Burime të Indeksonline të afërta me këngëtarin kanë zbuluar që Ardiani nuk është në lidhje dashurie duke mohuar kategorikisht lajmet që kanë qarkulluar ditëve të fundit.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi.

Gjithashtu shtoi se këto paraqitje të “nxehta” kanë ndodhur për shkak të xhirimit të klipit, e asgjë më shumë./Indeksonline/