Vritet gazetarja ruse në Kiev, po filmonte shkatërrimet në Podolsk

Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është vrarë këtë të mërkurë.
Gazetarja Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.
Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën, sipas Insajderit.
Ajo ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.