Beqiri për Albright: Kosova përjetë mirënjohëse për atë që bëri ajo!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka shkruar për vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Beqiri thotë se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për atë që ajo bëri për lirinë dhe pavarsinë e shtetit tonë.
Njoftimi i plotë:
Me pikellim dhe dhimbje mora lajmin për shkuarjen ne amshim të zonjes Madeleine Albright.
Nje humaniste, zonjë e madhe dhe e vendosur.
Kosova perjetë mirënjohëse për atë që ajo si sekretare e shtetit mik amerikan bëri për lirinë dhe pavarsinë e shtetit tonë.
Isha i privilegjuar qe e takova dhe isha nikoqir i saj dhe e shoqerova në një aktivitet kulturor të organizuar në Prishtinë.
Do të mbetet përjetësisht në mendjen dhe zemrat tona.
Rest in peace Madam Secretary!