Kurti për refuzimin e Demaçit për Marrëveshjen e Rambujesë: Gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar

Kryeministri i Kosovës, ka folur për veprimtarin Adem Demaçi, i cili në vitin 1999 kishte kundërshtuar Marrëveshjen e Rambujesë me arsyetimin se e njëjta e kthen Kosovën në Serbi, edhepse Madeleine Albright kishte insistuar për një gjë të tillë.
Kurti, i cili në periudhën e kësaj marrëveshjeje punontë në zyrën e Demaçit, tha se në atë kohë ka pasur shumë bisedime e negociata dhe ‘baca Adem gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar’.
“Në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pasur shumë dokument-propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të cilët kishin më tepër në fokus paqen dhe ndaljen e luftës. Në atë kohë ka pasur shumë bisedime e negociata dhe baca Adem gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar. Ndërhyrja e NATO-s në pranverën e vitit 1999, erdhi për shkak se kasapi i Ballkanit nuk pranonte asnjë dokument në të cilin kishte shumë gjëra të favorshme për të, dhe në anën tjetër, masakra e Reçakut e 15 janarit të atij viti tregonte qartë se një Srebrenicë e dytë po përgatitje në Kosovë”, tha ai.
“Raportet tona me ShBA-të në çdo kohë me cilën do situatë në të cilën jemi përballur, kanë qenë gjithmonë të mira dhe të gjitha diskutimet që kanë ndodhur nga figurat politike përfshirë edhe simbolin tonë rezistencës Demaçin, kanë qenë për të mirën e Kosovës dhe të kombit shqiptar dhe gjithmonë ka pasur kuptim e mirëkuptim nga aleati ynë i pazëvendësueshëm dhe partneri kryesor, ShBA”.