75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 24 Mars 2022 / B O

Nga ky ballkon u hodhën katër personat që vdiqën në Zvicër!

Zvicra është tronditur nga një ngjarje makabre. Katër persona janë gjetur pa shenja jete në Montreux, afër Gjenevës.

“Njerëzit u hodhën nga kati i 7-të i një ndërtese”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Katër persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i katit të shtatë, ndërsa një person tjetër është dërguar në spital me lëndime të rënda.

Njësitet e policisë dhe forenzikës po qëndrojnë në ballkonin e apartamentit nga ky dyshohet se janë hedhur pesë personat./Indeksonline/