75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 24 Mars 2022 / k.v

Rusia thotë se ka pushtuar Izyumin

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e qytetit të Izyumit, në rajonin e Kharkivit në lindje të Ukrainës, raporton media ruse Rossiya 24.

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë misionin e tyre special ushtarak.Njësitë special të ushtrisë ruse kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin Izyum në rajonin Kharkiv”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Izyum është rrugë kyçe për në rajonin lindor të Donbasit.