Haaland pyet Odegaardin për Real Madridin

Telenovela e Erling Haaland ka një kapitull të ri. Raportet e tij me Borusia Dortmundit janë të brishta dhe ditët janë në pyetje para se norvegjezi të vendosë për skuadrën e re.
Takimi me përfaqësuesen norvegjeze po shihet si një fije shprese për Real Madridin. Martin Odegaard e ka pranuar se Haaland e ka pyetur për Real Madridin.
Ylli i Arsenalit ka thënë për Mirror se i ka treguar Haalandit për atmosferën që mbretëron te Real Madridi.
“Ne jemi miq të mirë, ndaj flasim për shumë gjëra. Kemi folur edhe për Real Madridin” ka thënë Odegaard.
Raportohet se Haaland do të përcaktojë të ardhmen brenda pak ditëve, ndërsa në garë për të janë shumë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin./Indeksonline/