75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 24 Mars 2022 / k.v

Kremlini thotë se kryeministri Johnson është lideri më aktiv “anti-rus”

Kremlini e ka etiketuar kryeministrin britanik, Boris Johnson, si liderin botëror më aktiv “anti-rus”, duke paralajmëruar se qasja e Britanisë ndaj Rusisë shpie te një “ngërç në politikën e jashtme”.

“Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë antirus”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”, ka shtuar Peskov.