75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Hillary Clinton ndan fotografinë e rrallë me Sekretaren Albright

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka ndarë në Facebook një fotografi të saj dhe të ndjeres, Sekretares së parë të Shtetit, Madeleine Albright.

“Një gjë e vogël, e pamundur deri sa erdhi Madeleine K. Albright. Duke u informuar për çështjes e shtetit në dhomën e vajzave” shkroi Clinton bashkë me fotografinë e shkrepur nga Barbara Kinney.

Madeleine Albright ndërroi jetë dje, në moshën 84 vejçare.

Ajo ishte gruaja e parë Sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Albright u njoh edhe si një mikeshë shumë e afërt e Kosovës, e cila ishte nga ndërkombëtarët e parë që dënuan gjenocidin serb në vitet ’99.