75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Vuçiq me një deklaratë të çuditshme, thotë se Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se reaguar pas shkarkimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Biljana Stevanoviq.

Vuçiq në një video të publikuar në rrjete sociale, thotë se shkarkimi i saj është bërë me urdhër të Kurtit.

Presidenti serb thotë se kryeministri i Kosovës synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.

Dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”.